Site icon Telegrafi

Sipas KQZ-së, rreth 80 mijë fletëvotime ishin të pavlefshme në zgjedhjet lokale të 22 tetorit (Video)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar tashmë rezultatet e zgjedhjeve të 22 tetorit. Por, sa ishte numri i fletëvotimeve të pavlefshme e cilat janë komunat që prijnë me numrin më të madh të tyre?

Rreth 80 mijë vota të pavlefshme llogaritën të kenë dalë nga procesi i votimit për zgjedhjet për kryetar komunash dhe asamblistë në zgjedhjet e 22 tetorit.

Prej tyre, 65 mijë e 366 janë për kandidatët për asamble komunale, përderisa vota të pavlefshme për kryetarë të komunave janë 13 mijë e 814 sosh.

Prishtina prin me numrin më të madh të votave të pavlefshme prej 6,753, e që ndiqet nga Prizreni me 5,202 vota të pavlefshme për zgjedhjet e fundit.

Komuna e Mamushës ka më së paku vota të pavlefshme e që numri i tyre është 93, përderisa Kllokoti ka 140 vota që kanë shkuar huq.

Zyrtarë të KQZ-së thanë se janë në proces të një analize të detajuar për t`i parë faktorët që ndikuan në numrin kaq të madh të fletëvotimeve të pavlefshme.

Në vitin 2013 në zgjedhjet lokale numri i fletëvotimeve të pavlefshme ishte pothuajse i njëjtë me këtë vit. /RTK/

Exit mobile version