Telegrafi

Sipas John Bolton, Trump i kërkoi homologut të tij kinez që “ta ndihmonte të fitojë zgjedhjet e vitit 2020”

Presidenti amerikan Donald Trump, i kërkoi presidentit kinez Xi Jinping, ta ndihmonte atë të fitonte zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA, duke i thënë homologut të tij, gjatë një darke në samitin e vitit të kaluar, që rritja e blerjeve bujqësore të Pekinit nga fermerët amerikanë do të ndihmonte atë në perspektivat e tij elektorale.

Ky pretendim vjen në një rrëfim “rreth jetës së brendshme të administratës së Trump”, nga ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë një takimi në samitin e “G20” në qershor të vitit 2019 në Japoni, Jinping iu drejtua Trump për kritikat e bëra ndaj Kinës në SHBA.

“Ai në ato momente e ndërroi temën, dhe iu kthye bisedës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA-së, duke aluduar për fuqinë ekonomike të Kinës për të ndikuar në fushatat në vazhdim, duke iu lutur Jinping t’i sigurojë Trumpit fitoren”, shkruan Bolton.

Libri i cili pritet të publikohet nga Bolton, përshkruan veprimet e Trump, kur u përpoq të bëj presion ndaj presidentit ukrainas për të ndihmuar në dëmtimin e rivalit demokrat, Joe Biden në këmbim të ndihmës ushtarake, shkruan The Washington Post.

Pretendimet e fundit për Kinën, vijnë gjithashtu mes paralajmërimeve të vazhdueshme nga agjencitë e inteligjencës amerikane për paralajmërimin e një ndërhyrjeje të jashtme, ashtu siç bëri Rusia në vitin 2016. /Telegrafi/