Site icon Telegrafi

Sipas ish-kolegëve, Adem Mikullovci nuk po ndihmohet nga askush (Video)

Ulja e Adem Mikullovcit në karrigen e kryesuesit të Kuvendit, dikë po e gëzon…

Është një kolege e dikurshme e Adem Mikullovcit që përshëndeti iniciativën e tij për t’u futur ai në politikë. Por, Feride Hyseni tani ndjen dhembshuri për bashkëpunëtorin e tij të Kuvendit në fillim të viteve ‘90-ta.

Se Mikullovci po përballet me vështirësi të mëdha në udhëheqjen e seancës konstituive, e ka vërejtur edhe një tjetër ish bashkëpunëtor i tij. Sipas Xhevat Pllanës, deputeti më i moçëm i Kuvendit po mundohet me shpirt që të zgjedh ngërçin politik, veçse nuk po ndihmohet nga askush. /Klan Kosova/

Exit mobile version