Der Spiegel po vazhdon të tronditë publikun e futbollit duke publikuar raportet mahnitëse në Football Leaks.
Pas zbulimit të fundit rreth themelimit të Superligës Evropiane dhe favorizimin e Paris Saint-Germain dhe Manchester City nga ana e UEFA-s, revista gjermane publikoi informacione se si Josep Guardiola gjatë qëndrimit si trajner në Bayern Munich, fshehurazi ka nënshkruar kontratë me Manchester Cityn.
Pa dijeninë e administratës së Bayernit, spanjolli në mes të muajit tetor të vitit 2015 – gjatë kohës sa ishin në pushime ekipet – ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me udhëheqjen e Citizens.
Megjithëse e zgjati kontratën me klubin gjerman, ish-trajneri i Barcelonës njoftoi vendimin e largimit gjatë janarit të 2016.
Tre muaj pas nënshkrimit të një kontrate fitimprurëse me klubin anglez, ku në sezonin e parë të angazhimit fitoi 15.45 euro, në të dytin, 19 milionë euro. Gjithsej 34 milionë euro në 730 ditë.
Manchester City në fillim të shkurtit 2016 zyrtarisht njoftoi ardhjen e Josep Guardiola. Ndërkohë, Bayern Munich njoftoi se pasardhësi i Guardiolës do të jetë Carlo Ancelotti.
Ndryshe, strategu në vitin e dytë të qëndrimit te klubi anglez ka fituar titullin e Ligës Premier. /Telegrafi/