Telegrafi

Sipas fjalëve të pronarit të Chelseat, tifozët mendojnë se Graham Potter do të shkarkohet

Todd Boehly ishte tejet i frustruar, pasi dha një vlerësim të keq për performancën e Chelseat në barazimin 2-2 kundër Evertonit të shtunën.

Skuadra e Graham Potterit ishte në rrugë të duhur për fitoren e katërt radhazi në të gjitha garat pasi Kai Havertz e kaloi skuadrën e tij në avantazh nga penalltia.

Megjithatë, Evertoni e fitoi veten një pikë në fund të ndeshjes, falë golit të realizuar nga Ellis Simms në minutat e fundit të takimit.

Lexo po ashtu Chelsea dhe Everton ndahen në barazim në ndeshjen që u shënuan katër gola

Në një video të ngarkuar në Twitter nga @TheBlueDodger, Boehly mund të dëgjohet duke ofruar një vlerësim për atë që pa në Stamford Bridge.

Ndërsa ecën nëpër rrugët përreth stadiumit, pronari i Bluve flet me tifozët e skuadrës, ndërsa thotë se ishte një lojë e shëmtuar.

Kjo ka bërë që tifozët e Chelseat të mendojnë se shkarkimi i Potterit është afër dhe ai mund të ndodhë pa përfunduar ky edicion. /Telegrafi/