Site icon Telegrafi

Sipas Eurostatit, Maqedonia është një ndër vendet me çmime më të lira për jetesë

Statistikat e fundit të institucionit Eurostat Maqedonia del të jetë vendi ku jetohet me çmime më të lira, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kroacia është vendi më i shtrenjtë në rajon, ku për një ujë paguhet edhe 2.5 euro (150 denarë). Kurse, Maqedonia vlerësohet si vendi me çmime më të lira në rajon dhe e parafundit (36) në Evropë. E fundit është Turqia.

Ndryshe, disa nga vendet e rajonit janë: Slovenina e 19-ta, Mali i Zi e 30-ta, Serbia dhe Bosnia e Herzegovina gjenden në vendin e 34. Kosova gjendet një vend më lartë se Maqedonia, pra në vendin e 35-të. /Telegrafi/

Exit mobile version