Udhëheqësi i Departamentit për Mjekësi Humane brenda Agjencisë austriake për Siguri të Ushqimit, Franz Allerberg, duke se nuk u beson të dhënave zyrtare sa i përket gjendjes epidemiologjike në Ballkan, duke pretenduar se bëhet fjalë për numër shumë më të madh të prekurve (dhjetë herë më të lartë).
Siç raporton Heute austriake, Allerberger beson se në vendet siç janë Bullgaria dhe Kosova, shkalla e të infektuarve me COVID-19 arrin deri në 50 për qind, transmeton Telegrafi.
“Banorët e Wuhanit apo Ischiglit kanë pasur këtë shkallë të infektimit”, ka deklaruar drejtori i AGES-it për agjencinë APA.
Studimet kanë treguar se 43 për qind e banorëve të qendrës së skijimit Ischiglit, që në Austri konsiderohet si vatra më e madhe e coronavirusit, kanë zhvilluar antitrupa në virus, që deri më tani është konfirmuar si përqindja më e madhe.
Sipas të dhënave të organizatës Complexity Science Huba (CSH) më seli në Vjenë, pas hapjes së kufijve qeveria austriake ka paralajmëruar qytetarët për vendet e Ballkanit. Paralajmërimi vjen për Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinën si dhe Kosovën.
Gjithashtu sipas CSH, në Bullgari deri më tani janë regjistruar 10.400 raste me COVID-19, 45 mijë në Rumani, 23.700 në Serbi, 10 mijë në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje dhe Hercegovinë, 7.100 në Kosovë, 4.800 në Shqipëri si dhe 2.800 në Mal të Zi.
Vendet e Ballkanit Perëndimor, Austria akoma i konsideron vende me rrezikshmëri të lartë për shkak të numrit të madh të rasteve të reja me COVID-19, dhe për këtë arsye është ende në fuqi ndalimi i hyrjes në Austri për qytetarët e këtyre vendeve. /Telegrafi/