Luka Modric thuhet se i ka thënë Cristiano Ronaldos se do të largohet nga Real Madrid nëse e fiton këtë sezon Ligën e Kampionëve.
Shpresat e gjigantëve spanjollë për sigurimin e një trofeu të madh janë në Evropë pasi që distanca me Barcelonën në La Liga është 15 pikë.
Fitimi i garës elitare për herë të tretë me radhë do të ishte një arritje e pashembullt në këtë garë prestigjioze për klube, të cilën e kanë fituar në 12 raste të tjera.
Sipas Diario Gol, Ronaldo ka diskutuar të ardhmen me Luka Modricin, ku ky i fundit spekulohet se do të largohet në fund të sezonit
“Nëse e fitojmë Ligën e Kampionëve, unë do të largohem”, raportohet t’i ketë thënë kroati sulmuesit portugez.
Ronaldo thuhet se është i pakënaqur me këtë vendim të lojtarit sepse e vlerëson shumë mesfushorin e Kroacisë.
Theksojmë se mesfushori i këtë vendim ia kumtuar edhe presidentit të Los Blancos, Florentino Perezit. /Telegrafi/