Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë gjatë ditës së sotme ndeshjen e parë për këtë vit.
“Dardanët” do të jenë nikoqir të kombëtares së Danimarkës në stadiumin prishtinas “Fadil Vokrri”.
Tashmë edhe bastoret e shumta sportive kanë nxjerrë kuotat e para të kësaj përballje, e cila pritet të startojë në ora 19:00.
Edhe pse Kosova në dhjetë ndeshjet e fundit nuk ka pësuar humbje, nuk shihet favorite përballë mysafirëve, të cilët renditen të dhjetit në ranglistën e FIFA-s.
Sipas bastoreve, fitorja e Kosovës kuotohet me koeficient të ndryshëm prej 6.7 deri në 7.5 gjersa barazimi nga 3.7 deri në 4.
Triumfi i kombëtares skandinave ka rritje të koeficientëve për dhjetë apo 20 centëve, gjegjësisht nga 1.4 deri në 1.6.
Ndryshe, Policia e Kosovës si dhe FFK-ja ka zbardhur detajet rreth masave paraprake që kanë marrë në lidhje me këtë ballafaqim. /Telegrafi/