Telegrafi

Sipas anketës së fundit – Kërkohet që bateria të zgjasë më shumë

Shfrytëzuesit e telefonave të zgjuar, kërkojnë që pajisjet e tyre të jenë të thjeshta, praktike dhe që bateria e tyre zgjatë më shumë.

Sondazhi i bërë nga iSwich i realizuar me 1.605 respondent, e ka nxjerrë në vend të parë ‘jetëgjatësinë e baterisë’, kurse kërkesa për telefon që nuk i hynë uji është në vend të dytë, që e lë dëshirën për zoom të kamerës në vend të tretë.

‘Identifikimi i shfrytëzuesit të telefoni përmes syrit’ ka qenë po ashtu kërkesë e repondentëve duke zënë vendin e katërt, kurse top pesëshen e përmbyll kërkesa për ‘projektor’.

Jashtë dëshirave të respondentëve nuk kanë mbetur as ‘fleksibiliteti i telefonit, mënyra e pagesave nga numri personal dhe kontrolli përmes zërit’./Telegrafi/