Site icon Telegrafi

Sinjalet paralajmëruese: Këto pesë gjëra u paraprinë goditjeve elektrike dhe zjarrit në shtëpi!

Hulumtimet e një ankete gjithnjë e më shpesh tregojnë që shumica e amvisërive nuk i ndjek rekomandimet mbi masat e sigurimit dhe preventivës së goditjeve elektrike dhe rrezikut nga zjarri

Këto probleme më së shpeshti ndodhin për shkak të instalimeve të këqija elektrike dhe mungesës së kujdesit për to. Megjithatë, janë të rralla situatat kur problemi ndodh befas – zakonisht më parë shihen disa sinjale.

Nëse i vëreni këto probleme, duhet patjetër t’i zgjidhni sa më parë! – transmeton Telegrafi.

1. Poçet të cilat xixëllojnë

Xixëllimi i poçeve mund të jetë shenjë e lidhjeve të këqija elektrike. Verifikoni në sa poçe keni të njëjtin problem.

Nëse është fjala vetëm për një poç, problemi me siguri është teli i kontaktit të poçit, mirëpo nëse ka më shumë, mund të jetë problem në qarkun elektrik. Në këtë raste duhet verifikuar kutinë e siguresave apo duhet të thirrni elektricistin i cili do ta hulumtojë problemin.

2. Prizat janë të nxehta kur i prekni

Është normale që disa aparate nxehen kur përdoren apo kur janë të kyçura në rrymë elektrike, mirëpo nuk është normale që priza dhe korniza e saj të jenë të nxehta kur i prekni.

Ky problem ndodh kur priza nuk është mirë e shtrënguar, andaj më shumë rrymë duhet patjetër të kalojë nëpër të për të arritur deri te aparati. Kështu shpenzohet më shumë energji elektrike dhe ajo tepricë pikërisht e nxeh prizën.

Sa më parë rregullojeni këtë problem për të kursyer energjinë elektrike dhe të pengoni që problemi të rritet.

3. Prizat nuk janë mirë të forcuar për mur

Pos që duken keq, priza jo e përforcuar mirë është shumë e rrezikshme. Sa më shumë që të varet në mur, mundësia është më e madhe që telat të dalin jashtë dhe të shkaktojnë shkëndija, kontakte të shkurtra, madje edhe zjarr.

4. Telat e aluminit

Alumini në të kaluarën është përdorur shumë në punimin e instalimeve elektrike, ndërkaq pikërisht ai është fajtori i shumë zjarreve.

Shkaktar i kësaj është se oksidimi i aluminit mund të shkaktojë nxehje të madhe në tela të lidhur me priza dhe me drita.

5. Aroma e djegies

Kjo aromë kurrë nuk është e mirë. Ajo është shenjë që telat janë nxehur aq shumë sa që mbrojtësja plastike ka filluar të shkrihet. Rreziku nga fatkeqësia dhe zjarri atëherë është shumë i lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version