Telegrafi

Sinisa Mihajlovic ka një premtim për Arlind Ajetin

Arlind Ajeti u transferua me bujë tek Torino, por vështirësitë nuk e kanë lënë që të tregojë më të mirën e tij.

Mbrojtësi shqiptar që luan tek ekipi ‘granada’ tashmë është rikthyer të jetë i gatshëm për skuadrën e tij pasi kaloi një dëmtim serioz, por edhe pas rikthimit ai nuk është preferuar nga trajneri Mihajlovic.

Në tre ndeshjet e fundit ai ka qëndruar në stol, por trajneri serb shprehet se e ka në plane mbrojtësin shqiptar.

“Ajeti është mirë fizikisht, por ende nuk mund të luajë 90 minuta të plota. Ai është një lojtar ndryshe nga të tjerët, pasi po flasim për një mbrojtës tipik që markon dhe do të ketë hapësirat e tij”.

“Kur flisja për atë që ekipi duhet të bëjë dhe vëmendjen që duhet t’i kushtojmë detajeve, e kisha fjalën pikërisht për këtë karakteristike”.

“Nuk mund ti shpenzojmë të gjitha energjitë për një pjesë loje dhe pastaj të ecim në fushë. Ekipi duhet të luajë me angazhim dhe zemrën që karakterizon këtë fanellë”, kanë qenë fjalët e Mihajlovic.