Një kompani në Singapor ka zhvilluar një test të frymëmarrjes për COVID-19, për të cilin thuhet se mund ta identifikojë virusin në më pak se një minutë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Breathonix një kompani fillestare nga Universiteti Kombëtar i Singaporit, tha se testi rezultoi më shumë se 90 për qind i saktë gjatë provës klinike me 180 njerëz, dhe firma shpreson të marrë miratimin e rregullatorit në fillim të vitit të ardhshëm.
Vendet në të gjithë botën po kërkojnë të zhvillojnë teste alternative ndaj atij aktual PCR, i cili është invaziv si dhe jo i mjaftueshëm për disa vende, kjo pasi kërkesa për këto teste ka tejkaluar edhe kapacitetin prodhues të kompanive.
Me këtë rast, Breathonix aktualisht po zgjeron testimin e tij në Singapor dhe shpreson të përmirësojë saktësinë në mënyrë që të marrë dritën jeshile për të dalë në treg në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/