Site icon Telegrafi

Sinead O’Connor, artistja pa kompromis

– Rreth dokumentarit “Nothing Compares” –

Nga: Peter Bradshaw / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Ditëve të sotme, shumë gjëra krahasohen: sfida ndaj konformitetit gjinor, shfuqizimi i amendamentit të tetë (të Kushtetutës së Irlandës, që lejonte abortin kur gruaja shtatzënë ishte në rrezik – v.p.), protestat kundër Lavanderisë së Magdalenës në Irlandë (“skllavërimi” i më shumë se 10 mijë grave, shumica e të cilave u dërguan kundër dëshirës në institucionet e drejtuara nga kisha, ku nuk morën asnjë pagesë, asnjë pension dhe asnjë mbrojtje sociale – v.p.) dhe kundër gatishmërisë së Papës për t’i fshehur abuzimet e fëmijëve nga priftërinjtë.

Fati i legjendës së këndimit, Sinéad O’Connor, ishte që të jetë para kohës së saj – me stilin e saj dhe me pikëpamjet e saj politike; por, gjithashtu, të drejtonte botën në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990, me zërin e saj të mrekullueshëm dhe therës, me kalimet unike në falseto, me karizmën e saj të mahnitshme me kokë të rruar, dhe me versionin e mrekullueshëm të këngës së këngëtarit Prince, “Nothing Compares 2 U”.

Por, ajo ndryshonte nga bota moderne në një aspekt më thelbësor: nuk përshtatej me të tjerët, nuk fliste siç i kërkohej – mëkat që tmerron më së shumti epokën e mediave sociale.

Është kjo historia e rrëfyer në dokumentarin tërheqës të realizuar nga Kathryn Ferguson – që rastësisht zbulon edhe hipokrizinë e botës mediatike. Të gjithë njerëzit sinqerisht do të pajtohen tash se çështjet që O’Connor i popullarizoi, janë ato që do e tallnin në atë kohë. Dhe, nëse O’Connor do të kishte pësuar vdekje të vërtetë të Amy Winehouse, në krahasim me karrierën e saj të vdekur, ajo do të ishte shenjtëruar shumë kohë më parë.

Mbi të gjitha, O’Connor bëri blasfemi kundër moralit së suksesit, një shkelje që tmerroi botën e muzikës më 1992, aq sa dyshoj se do t’i habiste edhe akterët e sotëm. O’Connor i kishte të gjithat, pati sukses në nivel stadiumi dhe e hodhi atë duke folur në mënyrën që, të themi grupi U2, nuk do të guxonte kurrë. Së pari: duke e ndaluar me sukses himnin kombëtar amerikan përpara një koncerti në Nju-Xhersi, për shkak të urrejtjes së saj ndaj nacionalizmit, dhe, më pas, duke grisur një foto të Papës, direkt në TV, për arsyet të cilat, për të qenë plotësisht i drejtë me mediat kryesore që e urrenin, ka qenë akt paksa i çuditshëm.

Ndoshta ky film është skicuar paksa si tepër në kontekstin e asaj kohe. O’Connor u ftua të performonte në emisionin “Saturday Night Live” të NBC-së, një rezervim i synuar qartë si akt faljeje dhe vetëfaljeje nga ana e këtij programi; SNL ishte tallur me polemikën e himnit kombëtar të O’Connorit, për të cilën gjë Frank Sinatra kishte kërcënuar se do t’ia shkelmonte bythën (SNL e bëri një skeç që sot nuk kuptohet dhe që shfaqet në dokumentar). Natyrisht, paraqitja e O’Connorit ishte shpengim për kishën laike të të famshmëve. Por, ajo thjesht e interpretoi një version të zemëruar e të akullt, a cappella të këngës “War” të Bob Marleyt dhe më pas shqeu një foto të Papës (për të cilën gjë ajo nuk kishte dhënë asnjë aluzion gjatë provave), në shenjë proteste kundër abuzimit të sanksionuar nga kisha.

Urrejtja e pastër që i doli përpara në rrugë, mund të kishte shkatërruar këdo. Është e trishtueshme të shohësh tash se si Joe Pesci iu bashkua sharjeve dhe sulmeve groteske. The Beatles mbijetuan ndaj sulmeve të blasfemisë me mburojën e ndihmës së jashtëzakonshme nga industria muzikore dhe, ndoshta, me një qëndrim të tyre më të zgjuar e më të butë.

Në vitin 2022, këngëtarët mund të kontrollojnë ekspozimin e tyre dhe të komunikojnë me bazën e adhuruesve përmes mediave sociale, si Instagram dhe TikTok: O’Connor ishte më e varur nga intervistat, me njerëzit si Gay Byrne dhe Charlie Rose. Fakti se vazhdoi të bënte muzikë, është dëshmi e guximit dhe ashpërsisë së saj.

Ndoshta ky dokumentar mund të kishte intervistuar vëllain e saj, romancierin Joseph O’Connor, i cili mund të kishte dhënë disa pikëpamje shumë interesante. Dhe, në një mënyrë paksa më hulumtuese, mund të fliste për konvertimin e mëvonshëm të O’Connorit në Islam, një fe që nuk është dukshëm më e ngritur për çështjet kryesore sesa që është Kisha Katolike. Por, kjo është veçse një lidhje tjetër për një individ të shkëlqyer që nuk pranoi të përputhej.

“Nothing Compares” nga 7 tetori do të jepet nëpër kinema. /Telegrafi/

 

Exit mobile version