Policia në Berlin të Gjermanisë ka filluar hetimet pasi stafi në ambasadën amerikane raportoi se kishte simptoma të të ashtuquajturës sindromi Havana.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, hetimi për një “sulm të dyshuar sonik ndaj punonjësve të Ambasadës Amerikane”, filloi në muajin gusht, tha policia.
Më shumë se 200 zyrtarë amerikanë kanë raportuar se vuajnë nga sëmundja që nga viti 2016.
Të premten, presidenti Biden u zotua të zbulojë “shkakun dhe përgjegjësin” për sindromën.
Të prekurit thonë se ata përjetuan një sulm të papritur të ndjesive të presionit brenda kokës së tyre, dhe të dëgjimit të tingujve të çuditshëm të gumëzhimave që vinin nga një drejtim i veçantë.
Të tjerët janë ankuar për marramendje, të përziera dhe lodhje. /Telegrafi/