Telegrafi

Sindroma e hiperaktivitetit te fëmijët

Sipas vlerësimeve 10% e të gjithë fëmijëve preken nga sindroma e hiperaktivitetit nga deficiti i përqendrimit. Gati gjysma e këtyre fëmijëve kanë nevojë për trajtim. Një metodë e re trajtimi mund të ishte përdorimi i magneziumit. Një deficit i këtij minerali mund të shkaktonte, ndër të tjera nervozitet, çrregullime të përqendrimit, mbindjeshmëri, hiperaktivitet, shenja të ADHD.

Në një studim, një grup shkencor francez zbuloi se, qelizat e trupit të pacientëve të vegjël dëshmonin vërtet për një përqendrim të ulët me magnez. Pas 8 javësh, gjatë të cilave fëmijët morën një preparat me magnez plus Vitaminë B6, nuk normalizohej vetëm statusi i magnezit. Edhe shenjat e ADHD pakësoheshin dukshëm. Ato ktheheshin përsëri fuqishëm pas ndërprerjes së trajtimit.

Duke u nisur nga këto rezultate, shkencëtarë të Universitetit Hohenheim kanë përdorur magnezin tek kjo sindromë – vetëm ose në kombinim me antipsikotik.

Kjo metodë trajtimi nuk duhet të qëndrojë pa u përdorur, e veçanërisht pasi është një mundësi terapie natyrale dhe me pak rreziqe. /Telegrafi/