Site icon Telegrafi

Sindrit Guri prezantohet te Oostende

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Sindrit Guri ka kompletuar transferimin tek skuadra belge Oostende.

Skuadra belge ka prezantuar sulmuesin shqiptar që e ka transferuar nga Kukësi për shumën e 710 mijë eurove.

Shkodrani ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe pas saj ka nënshkruar kontratën e re tre vjeçare.

24-vjeçari ishte prezent në Belgjikë së bashku me menaxherin e tij Shkumbin Qorrmemeti.

Por, para se të nisë aventurën në skuadrën e tij të re, Guri do t’i luajë dy ndeshjet miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë.

Shtatlarti ka marrë ftesë nga Christian Panucci për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Ukrainës.

Edhe pse ende nuk është mbyllur kampionati në Shqipëri, Sindrit Guri ka lënë Kukësin për t’u prezantuar te Ostende. /Telegrafi/

Exit mobile version