Telegrafi

“Sindrit Guri nuk do të luajë për Prishtinën në stinorin pranveror” – klubi nga kryeqyteti jep njoftimin për sulmuesin

Prishtina sot ka shënuar fitore me rezultat 5-0 ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 25-të të Superligës së Kosovës.

Klubi nga kryeqyteti në raportin e lojës, ka njoftuar se sulmuesi Sidrit Guri nuk do të luajë për Prishtinën në stinorin pranveror.

Por në këtë njoftim, nuk ka treguar arsyet e sakta pse sulmuesi i njohur nuk do të jetë në fushë.

“Skuadra ka filluar të adaptohet pa sulmuesin Blesa si dhe me faktin që as Sindrit Guri nuk mund të jetë pjesë e skuadrës, të paktën për këtë stinor pranveror duke i shtrënguar dhëmbët për të shënuar edhe futbollistët tjerë që nuk janë në vijë të sulmit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Guri kishte ardhur si zëvendësim për Jalen Blesan i cili u shit te CS Universitatea Craiova./Telegrafi/