Telegrafi

Sindikatat para Kuvendit të Maqedonisë: Nuk ka demokraci pa drejtësi sociale

Departizimi i Kuvendit për një ndryshim të vërtetë të ligjeve dhe çmontimi i sistemit të kaosit legal, kërkojnë nga sindikatat në protestën e sotme para Kuvendit të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni

Siç theksuan në fjalimin e tyre, angazhimi i tyre është human, drejtësia dhe respektim për të drejtat e punëtorëve. Ata gjithashtu theksuan se nuk mund të ketë demokraci pa drejtësi sociale.

Ky një maj e festojmë me një atmosferë të veçantë nga ajo çka qeveriste për dhjetë vjet. E meriton të thuhet se i respektojmë disa hapa të drejtësisë çka i ka ndërmarr qeveria e tanishme, por ka edhe hapa që na frikësojnë, gjegjësisht mendojmë se nuk po shkojnë në rrugën e duhur. Dobësia më e madhe deri më tani është ndryshimi i ngadaltë të planit për të drejtave të punëtorëve në funksion të jetë me dinjitet, theksojnë nga sindikalistët nga LSM, Sindikata e Kulturës në Republikën e Maqedonisë, Sindikata e Zyrtarëve diplomatik në Maqedoni, si dhe sindikatat të pavarura Akademike dhe Sindikata nga Drejtësia, autoritetet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve. /Telegrafi/