Konfederata e Sindikatave për në datën 1 maj paralajmëron marsh protestues për mbrojtjen dhe zgjidhjen e të drejtave të punëtorëve. Protesta do të fillojë në ora 11 para Radiotelevizionit të Maqedonisë.
Kërkesat e tyre kryesore janë ndryshimi i ligjit për marrëdhënie pune si dhe shprehen kundër punës së përmbaruesve të cilët sipas tyre kryejnë gjenocid ekonomik mbi qytetarët.
“Kërkesat kryesorë në këtë protestë më 1 Maj do të jenë në dy drejtime. Kërkesa jonë e parë do të jetë ndryshim i tërësishëm i ligjit për marrëdhënie pune dhe jo ndryshime kozmetike. Qeveria ka njoftuar Ministrinë kompetente që do të bëhen ndryshime të këtij ligji, por ne apelojmë që ai ligj sa më parë të përjetojë rikonstruim të tërësishëm, ku edhe ne të jemi të kyçur në mënyrë aktive. Apelojmë deri tek qytetarët dhe punëtorët që të na bashkëngjiten në mënyrë masovike në protestën e 1 Majit”, deklaroi Marjan Risteski, Kryeatar i Konfederatës Sindikale.