Telegrafi

Sindikatat kundërshtojnë strategjinë

Të mërkurën Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Strategjia për PTK-në të futët në pako me buxhetin e Kosovës. Sindikata e Pavarur dhe Sindikata Profesionale e Punëtorëve të PTK-së mendojnë se Kuvendi i Kosovës duhet të veproj drejtë dhe në mënyrë transparente në proceset me rëndësi të veçantë siç është shitja e PTK-së.

Kushtëzimi i votimit të buxhetit të Kosovës për vitin 2011 me aprovimin e Strategjisë së Shitjes së PTK-së është një thyerje e transparencës së votës dhe obligimeve ligjore si Kuvend i Kosovës dhe si deputet në veçanti. Të dy sindikatat besojnë se procesi dhe Strategjia e Shitjes së PTK-së duhet të adresohen veçanërisht dhe në mënyrë më komplekse.

SPP dhe SP e PTK-së thonë se do të përdorin të gjitha rrugët ligjore që të shmangin votimin paketë të Buxhetit të Kosovës 2011 dhe Strategjisë së Shitjes së PTK-së.
Sindikalistët thonë se nëse votohet Strategjia e Shitjes së PTK-së për miratim në Kuvend në një pako të përbashkët me Buxhetin e Kosovës do ta dëmtojë kompaninë e tyre që ka një qarkullim vjetor prej 130 milionë euro. /Telegrafi/