Telegrafi

Sindikatat kërcënojnë qeverinë Rama me protesta

Konfederata e Sindikatave kërcënon qeverinë Rama me protesta, nëse nuk merren parasysh kërkesat e saj, për kontratat kolektive, rritjen e pagës minimale me 30 % brenda 2017 dhe miratimin e statusit të profesioneve të vështira.

Presidenti i kësaj sindikate, Kol Nikollaj, në një dalje për mediat i kujtoi kryeministrit, Edi Rama, se ka ardhur koha që dinjiteti i punëtorëve shqiptarë të mos nëpërkëmbet, ndërsa shtoi se protestat do jenë masive nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Nikolla evidentoi faktin se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nuk ka një ligj për veprimtarinë sindikale, e kjo sipas tij na rendit krahas vendeve të Afrikës Veriore.