Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të mos i diskriminoj stafin përcjellës në ndarjen e shtesave mbi paga prej 300 eurosh të cilat janë aprovuar për punëtorët shëndetësor në sektorin publik.
Në kërkesën e FSSHK-së thuhet se në vendimin e Qeverisë të darës 29.07.2020 janë diskriminuar një pjesë ë stafit përfshirë : punëtorët e shërbimeve teknike, bartësit, vozitësit, sigurimi, sanitarët, IT, punëtorët administrative të institucioneve shëndetësore dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, inspektorët shëndetësor dhe gjithë të tjerët.
“I nderuari Kryeministër, duke ju rikujtuar edhe njëherë se sistemi shëndetësor funksionon në mënyrë zingjirore ju lutem mos bëni diskriminim. Merreni me seriozitet këtë kërkesë që mos të shkëputet ndonjë hallkë e këtij zinxhiri në shëndetësi duke e plotësuar Vendimin edhe me pjesën tjetër të stafit në pajtueshmëri të plotë me vartësit e insitucioneve shëndetësore. Çdo diskriminim eventual i juaji nga FSSHK do të përdoret si shkas për të reaguar me të gjitha mjetet juridike ligjore dhe sindikale”, thuhet në kërkesën e tyre. /Telegrafi/