Site icon Telegrafi

Sindikatat e pesë universiteteve publike në Maqedoni sot do të protestojnë për paga më të larta

Sindikatat e pesë universiteteve publike në Manastir, Tetovë, Shtip, “Shën Apostol Pavlle” në Ohër dhe “Nënë Tereza” në Shkup sot në orën 13:00 do të organizojnë protestë për shkak të mosnënshkrimit të marrëveshjeve kolektive.

Nga atje vlerësojnë se janë injoruar dhe diskriminuar nga Qeveria dhe Kuvendi në raport me punëtorët e Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi”, të cilit me kontratën kolektive të nënshkruar nga ky muaj do të kenë rritje të pagave prej rreth 22 për qind.

Ata u thonë autoriteteve se “po zbatojnë njëkohësisht standarde të dyfishta, diskriminim dhe pabarazi”./Telegrafi/

Exit mobile version