Disa sindikata përfaqësuese të vendeve të ish Jugosllavisë kanë shprehur mbështetje për udhëheqjen legjitime të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe gjykojnë ministren teknike të punës dhe politikës sociale Tashevska-Remenski për përzierje në punët e brendshme të sindikatave dhe të drejtave të punëtorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Reagimet nga jashtë vijnë prej kur ministrja Remenski u përzie në punët e sindikatave dhe vendosi kush do të përfaqësojë punëtorët në vend të kryetarit Mitrevski./Telegrafi/