Telegrafi

Sindikata: U sulmuan punëtorët e Kompanisë “Pastrimi”

Sindikata e Pavarur e punëtorëve të Kompanisë “Pastrimi”, njoftoi se para pak qastesh protestuesit e Vetëvendosjes, sulmuan fizikisht punëtorët e Kompanisë “Pastrimi”, në kryerjen e detyrave dhe punëve të tyre.

“Asambleisti Yll Hoxha, i quajti punëtorët e Kompanisë“paramilitarë”, ndërsa asambleisti tjetër Genc Sherifi i fyen me fjale dhe i kërcënon punëtorët e Kompanisë.Po ashtu, edhe përkundër të gjitha fyerjeve, sulmeve dhe ofendimeve nga aktivistët në krye e Ylli Hoxhen dhe Genc Sherifi, punëtorët u treguan të përmbajtur, po ashtu njoftojmë organet kompetente se durimi i puntorëve të Kompanisë “Pastrimi”, po i vie fundi, në të kundërtën përgjegjësia duhet të bie mbi ata që kanë këto kompetenca. Luten institucionet përkatëse të na mundësojnë zhvillimin procesit të punës pa pengesa”, thuhet në njoftimin e sindikatës. /Telegrafi