Sindikata e policëve të Maqedonisë kërkon që në buxhetin e vitit 2018 të sigurohen mjete financiare me të cilët pagat e të punësuarve në Agjencinë për Zbulim do të harmonizohen me pagat e të punësuarve në subjektet tjera të ngjashme në sektorin publik të MAqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sindikata policore e Maqedonisë në emër të anëtarësisë dhe në emër të gjithë të punësuarve në Agjencinë për zbulim kërkon në buxhetin e vitit 2018 të sigurohen mjete financiare për harmonizimin e pagave të të punësuarve në Agjencinë për Zbulim prej 10 për qind dhe e njejta të realizohet dhe të përfundojë me pranimin e pagës së dhjetorit në janar të vitit 2018” thuhet në letrën e drguar deri te Kryeministri, Ministri i financave dhe drejtori i Agjencisë për Zbulim.
Nga sindikata kërkojnë në afat sa më të shkurtë nëpunësit policor të marrin uniformë të re dhe në buxhetin për vitin 2018 të sigurohen mjete financiare për rehabilitimin e një pjese të objekteve ku punojnë nëpunësit policor./Telegrafi/