Nën organizimin e Sindikatës Policore të Maqedonisë, në bashkëpunim me Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq dhe Institutit të Transfuziologjisë, sot në Dibër u organizua aksion i dhurimit të gjakut.
Policët e Dibrës dhuruan gjak, duke vërtetuar kështu edhe njerëzinë e tyre, sidomos në këtë periudhë pandemie, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, Marjan Kicev, kryetar i Sindikatës tha se aksione të këtilla do të organizohen edhe në qytetet tjera të vendit.
Adrian Telqiu, Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Sindikatës tha se përpos gjakdhënies, ata janë të përfshirë edh enë aktivitete tjera, duke shpërndarë maska mbrojtëse dhe mjete dezinfektimi./Telegrafi/