Site icon Telegrafi

Sindikata për Mbrojtje dhe Siguri: Udhëheqësia është zgjedhur në mënyrë legjitime

Kryetari i ri i Sindikatës për Mbrojtje dhe Siguri (SMS), Oliver Stojanovski, sot në konferencë për shtyp i’u përgjigj akuzave për jolegjitimitetin e zgjedhjes së kryetarit duke thënë se disponimi i anëtarëve të SMS dhe udhëheqja e papërgjegjshme e kryetarit të vjetër Risto Ajetov, kanë qenë shkaqet për ndryshimin e udhëheqësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij deri te ndërrimi ka ardhur pasi Ajetov, ka provuar vitin e kaluar në mënyrë joligjore të konvokojë kongres të sindikatës në të cilën udhëhqesia aktuale nuk është ftuar, ndërsa që të pengojnë këtë rast ata janë drejtuar te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me kërkesë për suspendim të përkohshëm të SMS-së.

“Atëherë ne e informuam bordin nismëtar për shpëtim të sindikatës, me qëllim që të parandalojmë privatizimin e sindikatës sepse sindikata jonë funksiononte si sindikatë private e Risto Ajetovit”, deklaroi Stojanovski./Telegrafi/

Exit mobile version