Site icon Telegrafi

Sindikata për kulturë nesër në protestë: Kultura nuk ua toleron torturën

Sindikata e Kulturës (SKRM) nesër në ora 13:30 do të organizojë një protestë paqësore para Ministrisë së Kulturës, ku të punësuarit në institucionet e kulturës do të shprehin revoltën e tyre për paga e tyre të ulëta, ndryshimet në Ligjin për kulturë, mungesa e një marrëveshjeje kolektive të re për kulturë më shumë se 10 vjet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Protesta “Kultura nuk ua toleron torturën” do të jetë shprehja e protestës dhe angazhimi i punonjësve të kulturës nga institucionet mëmë pa paga të mjaftueshme, kundër mospagesës së rimbursimit në terren në bazë të ndarjes, kushteve të vështira të punës, ekspozimi ndaj ndikimeve të jashtme, mosvlerësim i titujve të fituar joprofesional dhe paga e tyre, si dhe kundër zbatimi progresiv të sistematizimit në institucionet e kulturës.

“Kjo protestë nuk është e organizuar nga një parti politike, dhe as që ka ndonjë lidhje me zhvillimet aktuale politike në vend. Kjo protestë është thjeshtë e një karakteri nga Sindikata e Kulturës ku qëllimi kryesor i të cilit është, për të përmirësuar kushtet për punonjësit e kulturës në vend, thuhet nga SKRM. /Telegrafi/

Exit mobile version