Sindikata e Telekomit ka njoftuar se do të protestojnë të enjten.
Në profilin zyrtar nga sindikata kanë bërë të ditur se do të protestojnë para qeverisë me datë 23 korrik nga ora 13:00.
“Ju njoftojmë se të enjten me 23.07.2020 prej orës 13:00, mbahet proteste 24h tek Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. Protesta organizohet nga FSP-PTK në mbrojtje të kompanisë”, thuhet në njoftim.
Xhirollogaritë e kësaj kompanie janë bllokuar më 15 korrik, për rastin e arbitrazhit ndërkombëtar. /KP/