Telegrafi

Sindikata e shqetësuar për papunësinë e madhe

Konfederata e Sindikatave të Lira të Kosovës, tha të hënën se viti që po e lëmë pas veçohet për dy situata të ndryshme.

Njëra që solli shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në muajin shkurt, e më pas edhe miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe, thënë në këtë aspekt ishte viti më i lumtur për shqiptarët, jo vetëm në Kosovë.

Sipas sindikalistëve, tjetra është se ky vit përcillet me një shkallë shumë të lartë të pa punësisë.