Sindikata e Shërbimit Diplomatik të Maqedonisë (SSHDM) është distancuar nga deklaratat e ministrit të jashtëm, Nikolla Poposki, duke konsideruar se ministri ka vepruar si finksionarë partiak dhe jo si ministër i punëve të jashtme të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sindikata distancohet për deklarimet e Poposkit në intervistë për ”Conflict Zone”, ku ka folur për bashkëpartiakët e tij dhe për kërkesat për tëreqjen e vendimit të Ivanovit për falje.
Gjithashtu, Sindikata distancohet edhe për deklarimet tjera për aferën e përgjimeve, për të cilat, Poposki ka akuzuar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, si fajtor. Poposki gjatë intervistës ka përdorur të njetën deklaratë të partisë së tij, kundër ish-ndërmjetësuesit belg, Peter Vanhoutte.
Me deklarimet e tij, SSHDM-ja konsideron se Poposki ka tentuar që të keqpërdor MPJ-në, për qëllime partiake./Telegrafi/