Site icon Telegrafi

Sindikata e sektorit privat alarmon për kushtet e këqija të punëtorëve në këtë sektor

Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës më 1 korrik kanë bërë inspektimin e disa kompanive, lidhur me gjendjen reale te punëtorëve në sektorin privat.

“Çka pamë atë ditë kur ishte ditë vikendi dhe temperaturat ishin 40 c0 ,Ishte më e tmerrshmja kur punëtorët në godinën 20 katërshe te Lakrishta në 40 gradë celsius punonin pa asnjë mbrojtje në punë , nuk kishin as mbrojtjen e tyre personale, veshja e tyre të qonte mendjen se ata janë në plazh e jo në ndertës 20 katërshe.

Të gjithë këta punëtorë që ne kontaktuan ishin nga Shqipëria me asnjë kontratë pune . Aty u bindën se ne nuk kemi shtet të mirëfilltë”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Sektorit Privat.

Siç thuhet në komunikatë në hapësirat ku duhet vendosur ashensorët ato ishin të hapura pa asnjë mbrojtje .

“Pyesim a ekziston ndonjë mekanizëm që së paku duhet ruajtur shëndetin e atyre punëtorëve , edhe pse edhe ne si sindikata kemi përgjegjësitë tona . Për mos inspektimin e këtyre vend punishteve jemi të bindur se ekziston rrjet mafioz, pasi që vetëm në këtë ndërtesë takuam rreth 30 punëtorë pa asnjë dokument . Atë çka e pamë atë ditë mos e pafsha as në vendet më të skajshme të Afrikës.

Me këtë u bindën se sistemi kriminalistik në këtë sektor është më i fort se ai shtetëror, kuptohet me bekimin e këtij të dytit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Sindikatë e Sektorit Privat e nënshkruar nga kryetari Jusuf Azemi.

Exit mobile version