Telegrafi

Sindikata e re e PTK-së me 767 anëtarë

Bashkim Fazliu nga kjo sindikatë tha se SPP-ja është në një rrugë dhe zhvillim të mbarë. “Deri me tash nuk ka pas asnjë incident dhe pengesë në zhvillimin dhe rritjen e sajë ”, tha Fazliu.

Ai shtoi se përveç çështjeve sindikale, SPP-ja ka adresuar edhe këto çështje me Menaxhmentin e PTK-së siç janë: lëshimi i vendimeve për të gjithë punëtorët konform vendit të punës, mbrojtja e punëtorëve në vendin e punës konform rregullave të kompanisë, si dhe gjatë javës do të diskutojmë politikat e mbrojtjes së punëtorëve para privatizimit të PTK-së.

Gjatë kësaj konference u tha se qëllimi i vetëm i SPP-së është mbrojtja e interesave e të gjithë punëtorëve të PTK-së pa dallim.

“Sindikata e re konfirmon se nuk e përkrahë privatizimin, por nëse Parlamenti i Kosovës si organi më i lartë i vendit voton për shitjen e kompanisë sonë, ne kemi program të qartë dhe konkret për mbrojtjen e interesave të punëtorëve tanë”, u tha ne konferencë. /Telegrafi/