Telegrafi

Sindikata e Klinikave nuk pajtohet me rritjen e pagave prej pesë për qind

Foto: Ilustrim

Sindikata e Qendrave klinike e ka përkrahur vendimin e Qeverisë për rritjen e vlerave të poenëve për pagën minimale për shkallën më të ulët nga 13.286 denarë për muajin shtator dhe e pranon ashtu si është, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për Sindikatën e Klinikave nuk është e pranueshme rritja e pagës bazë në shëndetësi për pesë për qind, për derisa është e planifikuar kështu nga Qeveria do të ishte e vetmja rritje të pagës bazë për punëtorët shëndetësor gjatë periudhës nga viti 2017 deri në vitin 2018.

Për Sindikatën e Qendrave Klinike nuk janë të pranueshme edhe llogaritë ku kyçen të dhënat e pagave si të tilla shikuar interpretimin e zbatimit të programit të Qeverisë 2017-2020 ku përfshihet edhe rritja e pagës bazë.

Lexo po ashtu Filipçe: Mjekët dhe motrat medicinale nga shtatori për pesë për qind do të marrin pagë më të madhe

“Me rritjen nga pesë për qind të pagës së doktorëve specialist nga shëndeti terciar nga 38.827 denarë do të ishte 40.767 denarë, gjegjësisht ajo do të rriteshe për 1.940 denarë, ndërsa motrat medicinale me përgatitje të mesme me pagën e tanishme nga 18.027 denarë do të ishte 18.927 denarë, gjegjësisht do të rritej për 900 denarë”, reagojnë nga Sindikata e Qendrave Klinike. /Telegrafi/