Telegrafi

Sindikata e Policisë u ndanë nga 2 mijë euro familjeve të policëve të rënë në detyrë

Kryesia e Sindikatës së Policisë së Kosovës, u ka ndarë nga 2 mijë euro, familjeve të tre policëve të rënë në detyrë.

“Kryesia e Sindikatës së Policisë të Kosovës ishte në vizitë te tri familjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës zyrtare, të cilët janë shpallur Heronj të Republikës së Kosovës.

Te familja e heroit Sami Thaqi, familja e heroit Izet Demaj dhe familja e heroit Enver Zymberi, secila nga këto familje u mbështet nga SPK me nga 2000 euro”, thuhet në njoftim.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka theksuar se gjithmonë ka pasur mision përkujdesjen e familjeve të policëve te rënë në kryerje të detyrës zyrtare. /Telegrafi/