Sindikata e Policisë së Maqedonisë kërkon që Ministria e Punëve të Brendshme të fillojë procesin për realizimin e marrëveshjeve paraprake, gjegjësisht pagesës së rrogës së 13-të dhe bonuseve tjera.
“Kjo ka të bëjë me fillimin e pagesës së rrogës së 13-të për të gjithë të punësuarit në ministri të cilët i përmbushin kushtet për këtë, pagesën e rrogës gjatë kohës që policët kanë qenë në trajnim dhe pagesës së kontributeve tjera”, thonë nga SPM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sindikata e Policisë dje këroi mbrojtje të policëve nga sulmet e ndryshme. Ata bënë apel që urgjentisht të merren masa nga organet kompetente për mbrojtjen e të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme./Telegrafi/