Site icon Telegrafi

Sindikata e Policisë kërkon kushte për gardianët e burgut të Idrizovës

Përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Policisë kanë realizuar takim me drejtorin e burgut të Idrizovës, të cilit i kanë shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat e këtij sindikati që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të punës për nëpunësit policorë.

Nga ky sindikat kanë shprehur optimizmin e tyre për zgjidhje të shpejtë të pakënaqësive të tyre. Në emër të kësaj sindikate ka folur Goce Dellçev Todev, i cili tha se drejtori i burgut të Idrizovë ka marrë parasysh pakënaqësitë e tyre.

Në këtë takim po ashtu është diskutuar që të ndryshohet përrllogaritja e viteve të punës së nëpunësve policor të burgut.

Todev tha se shpreson se këto kërkesa do të merren parasysh dhe përfundimisht të zgjidhen problemet me të cilat po përballen nëpunësit policor.

Exit mobile version