Site icon Telegrafi

Sindikata e Policisë del në mbrojtje të policëve të suspenduar

Sindikata e Policisë së Maqedonisë ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Brendshme për suspendimin e 15 zyrtarëve policorë, në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Ata kërkojnë nga MPB të mos injoronjë përgjegjësinë e komandantëve. Gjithashtu, informojnë anëtarët se sindikata do të sigurojë ndihmë ligjore pa pagesë në gjithë procedurat lidjire, duke filluar me ankesat kundër vendimin për suspendim dhe deri tek seancat eventuale gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Sindikata thonë se me vëmendje do të ndjekin procedurat dhe në pajtim me MPB-në do të jenë pjesë e komisionit që do të vendosë për ankesat ndaj largimit nga vendi i punës dhe komisionet e disiplinore të MPB-së./Telegrafi/

Exit mobile version