Site icon Telegrafi

Sindikata e PK-së: Kemi marrë premtime për realizimin e kërkesave tona

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës, sot ka mbajtur takimin e paralajmëruar për ta vlerësuar përmbushjen e kërkesave të cilat janë të drejtuar kohë më parë Qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit për media thuhet se kanë marrë premtim për realizimin e kërkesave të tyre.

“Marrë parasysh takimin e realizuar sot me Kryeministrin Avdullah Hoti, Ministrin e MPB, Agim Veliu dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, morëm zotim për realizimin e kërkesave të lajmëruara ditë më parë nga Sindikata e Policisë së Kosovës .

Bazuar në këtë Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës merr vendim që brenda këtij muaji t’i mbaj takimet e radhës , ku do të diskutohet për realizimin e zotimeve të premtuara nga ana e Qeverisë së Kosovës se deri ku janë arritur”, thuhet në njoftim.

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka thënë se ruan të drejtën për protestën, pas vlerësimit të situatës në realizimin e kërkesave të tyre me kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version