Harmonizimi i pagave në sektorin publik në bazë të përqindjes që është rritur paga minimale, pagesa e K15 në sektorin publik, si dhe anulimin e idesë së publikuar në sektorin privat janë tre kërkesat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KSP) të cilat i dorëzuan Qeverisë dje në protestën në Kumanovë.
Sipas kryetarit të KSP-së, Bllagoja Ralkovski, paga minimale në vitin e kaluar është rritur për 25 për qind, ndërsa edhe ata kërkojnë që pagat të rriten me atë përqindje në të gjithë sektorët, ku paga mesatare arrin në 19.000 denarë, dhe është në kufi me përfitime sociale.
“Qeveria ka gjetur zgjidhje që të rriten pagat e zv. kryeministrave dhe ministrave. Ne kërkojmë që në përputhje me ligjet të rriten edhe pagat tona, në atë përqindje që janë rritur pagat minimale, ajo është 25 për qind dhe të vlejë nga 01.01.2019”, tha Rallkovski anëtar i Sindikatës.
Ai vlerëson se shpesh shkelen të drejtat e punëtorëve në vend, dhe se këtë e ka konfirmuar edhe raporti i Komisionit Evropian./Telegrafi/