Sindikata e Pavarur e RTK-së dënoi ashpër sulmin me granatë dore ndaj shtëpisë së drejtorit gjeneral të RTK-së, Mentor Shala.
“SPRTK kërkon nga organet e drejtësisë që ta kryejnë punën e tyre dhe aktet e tilla kriminale të mos mbesin anonime dhe të pandëshkuara”, thuhet në reagim.
Ndryshe, mbrëmë rreth orës 22:10 ka ndodhur një shpërthim te shtëpia e Mentor Shalës.
“Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, që ka tronditur tërë lagjen. Mjeti shpërthyes është hedhur prapa shtëpisë sime. Në shtëpi kemi qenë e gjithë familja. Fatmirësisht nga ky shpërthim askush nuk është lënduar”, citohet të ketë thënë Shala.