Telegrafi

Sindikata e Pavarur e Policisë së Maqedonisë kërkon mjete dhe pajisje mbrojtëse

Sindikata e Pavarur e Policisë sot ka bërë thirrje deri tek organizatat dhe institucionet që nëse kanë mundësi, të japin donacione pajisje mbrojtëse dhe mjete për dezinfektim për policinë me qëllim që të ato të mbrohen gjatë kryerjes së punës në ballafaqim me coronavirusin.

“Gjatë fundjavës në kuadër të mundësive tona kemi dhënë donacione të mjeteve të caktuarve në stacionet policore nëpër Shkup, por kjo nuk është e mjaftueshme në lidhje me atë se sa kanë nevojë të punësuarit”, tha kryetari i Sindikatës Goce Delçev Todev.

Sindikata propozon që edhe njësitë policore që kanë stazh prej pesë muajve, ndërsa kanë kryer kursin në Idrizov të vendosen në shërbim të policisë si resurse plotësues njerëzorë./Telegrafi/