Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë (SPP), Goce Dellçev-Todev, kërkon më shumë mbrojtje për zyrtarët policorë, pasi siç thotë, nuk mundet persona që shkelin ligjin të ofendojnë dhe keqtrajtojnë policët.
Ai mes tjerash deklaroi se nëse rritet numri të anëtarësuarve në sindikatë, do të mblidhen dhe do të dalin në rrugë për protesta, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë vitit të kaluar kanë ndodhur një numër i madh i shkeljeve të dinjitetit dhe reputacionit të policit, gjegjësisht reputacionit të shtetit. Ditëve të fundit shohim që në kuadër të MPB-së punohet për mekanizma shtesë, lidhur me kontrollet e brendshme. Por, nuk mund të ndodhë që kërkesat tona t’i dorëzojmë tek ministri dhe kryeministri dhe të bojkotohen. Ne ju premtojmë policëve, se nëse rritet numri i anëtarësimit, do të mblidhemi dhe do të dalim në rrugë”, tha Delçev-Todev.
Ai në fund shtoi se nuk mund të heshtin për ngjarjet me policinë në Maqedoni./Telegrafi/