Të punësuarit në polici, policinë gjyqësore, të pyjeve dhe të burgjeve, që janë anëtarë të Sindikatës së pavarur të policisë, sot po protestojnë në gjithë qytetet e vendit, ndërsa protesta kryesore mbahet në Shkup para Qeverisë.
Nga kjo sindikatë kërkojnë kushte më të mira për punë dhe paga më të mira për të gjithë pjesëtarët e policisë dhe policinë e burgut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Protesta do të zgjasë deri pasdite dhe do të bllokohen disa rrugë në Shkup dhe në vend.
Sindikata e pavarur e policisë gëzon mbështetjen e përfaqësuesve të Sllovenisë, Serbisë, Rumanisë dhe Bullgarisë./Telegrafi/