Telegrafi

Sindikata e Pavarur e Policisë me kritika për MPB-në

Sindikata e Pavarur e Policisë në shenjë revolte adresoi disa kërkesa të hapura ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas tyre, rreth 600 persona që me sukses e kaluan testin e policisë, janë vetëm stazhistë dhe ende jo të punësuar.

Martin Efremov, kryetar i Komisionit të Praktikantëve tha se për këta kandidat ende nuk është siguruar as uniformë zyrtare e policisë. Ai kërkoi gjithashtu që MPB të dëmshpërblej praktikantët për këta muaj të humbur.

Sindikata e Policisë nuk e la pa i përmendur as rastin që trajtoi televizioni Alsat, duke kërkuar urgjentisht nga Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, që të pranojë në punë kandidatët të cilët kanë mbaruar trajnimin dhe ende nuk janë thirrur në punë.