Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) zhvilloi sot një protestë para Qeverisë duke kërkuar që ajo të njihet si sindikatë përfaqësuese e policisë, duke njohur marrëveshjen e re kolektive në MPB dhe Policisë Pyjore, duke përmirësuar kushtet e punës dhe duke rritur pagat për 25 përqind në të gjitha segmentet e policisë, e rregullt, policia pyjore, të burgjeve dhe policisë gjyqësore.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Delçev Todev tha se ata përballen me një numër problemesh në punën e tyre siç janë rishpërndarja e paligjshme, presioni ndaj anëtarëve të tyre të sindikatës për të mos protestuar dhe imponuar procedura të shumta disiplinore.
Sekretari i përgjithshëm i SPP-së, Orce Kocevski theksoi se ata kërkojnë kushte dhe të drejta më të mira për një jetë më të mirë, sundimin e ligjit më në fund në Ministrinë e Brendshme, ndalimin e larjes së hesapeve me përfaqësuesit e SPP-së dhe shpërndarjen e paligjshme në Ministrinë e Brendshme./Telegrafi/