Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon nga Gjykata Kushtetuese që të vendos për inicativën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Kontratës kolektive për punë të policisë kufitare. Kryetari i kësaj sindikate, Goce Dellçev – Todev theksoi se organet përgjegjëse po e shkelin ligjin për marrëdhënie pune, ndërsa sipas tij, policë të disa stacioneve në kufirin verior ankohen për kushte katastrofale dhe për mëditje gjysmake.
“Një vit nga taktizimet e Gjykatës Kushtetuese dhe një vit ngecje të procesit lidhur me nismën tonë, tregon se edhe Gjykata Kushtetuese momentalisht është nën instruksionet direkte të individëve të caktuar nga Ministria e Brendshme dhe nga Sindikata e kësaj ministrie. Pra në këtë mënyrë përmes MPB po diktohet tempoja që kjo lëndë të mbetet në sirtarë”, u shpreh ai për Tv 21./Telegrafi/