Sindikata e Pavarur e Judikaturës së Kosovës, ka marrë vendim për të mos përkrahur grevën e nisur sot nga punëtorët e administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë.
SPJK-ja thotë se përkrahë vazhdimin e punës për hartimin e Ligjit për Paga ku në përbërje të grupit punues është përfaqësuesi i caktuar nga sindikata.
“Me datë 28.02.2022 kemi pas takim me ministren e Drejtësisë ku jemi taku me këshilltarët e ministres ku kemi marrë zotimin bindes se në kohën e afërt do te fillohet me punë në përpilimin e draft dokumentit për hartimin e Ligjit të veçantë për punëtoret e administratës së gjykatave dhe prokurorive, dhe gjithashtu morëm premtim se do të angazhohen që në bashkëpunim edhe me grupin punues për Projektligjin për Paga, ku edhe në këtë grup punues e kemi përfaqësuesin e SPJK-së të merren në konsideratë komentet dhe vërejtjet tona”, thuhet në reagim.
Kjo sindikatë thekson se ka mbajtur takime dhe sipas tyre kërkesat janë të njëjta me udhëheqësinë e KGJK-së dhe KPK-së.
“SPJK-ja ka koordinim dhe bashkëveprim të mirë me konfederatën e BSPK-së ku edhe ne jemi pjesë e saj në qëndrimet dhe kërkesat e kryesisë ekzekutive nga takimi i datës 25.02.2022”.
Sindikata thotë se bazuar në vlersimet e fundit, greva nuk e ka miratimin dhe mbështetjen e kryesisë së SPJK-së.
“Duke u nisur nga krejt këto që u theksuan me lartë, SPJK-ja duke shpresuar ne premtimet e marruara, nuk vlerëson të arsyeshme e dhe të përshtatshme që grevën pezulluar në vitin 2018, të aktivizojmë në këtë kohe. Grevën mund ta aktivizojmë në do moment kur Kryesia legjitime e zgjedhur nga Kuvendi zgjedhor i SPJK-së konstaton se premtimet nuk janë përmbushur dhe që janë shterur të gjitha mundësitë për realizimin e kërkesave të drejta te punëtoreve të Gjykatave dhe Prokurorive”, thuhet tutje.
Ndryshe, punëtorët e administratë së Gjykatës Themelore në Prishtinë nga sot janë futur në grevë./Telegrafi/